– Me 30 qershor, të vitit 2017, Jay-Z publikoi albumin e tij të titulluar me shifrat ‘4:44’ dhe aty ai adresonte akuzat për tradhti apo pabesi, që gruaja e tij Beyoncé, i kishte bërë atij në albumin e saj ‘Lemonade’.
– Me 30 qershor, të vitit 2001, këngëtaret Christina Aguilera, Lil’ Kim, Mya dhe Pink, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira, në top listat muzikore në Britaninë e Madhe, me këngën e tyre të titulluar ‘Lady Marmalade’.
– Në këtë datë, të vitit 2014, albumi i dytë i këngëtarit Ed Sheeran, i emërtuar ‘X’, u bë albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtari Sheeran, arriti që të shes mbi 182 mijë kopje të albumit në fjalë, vetëm në javën e parë të publikimit.