Çdo vit më 30 qershor, bota bashkohet për të shënuar ‘Ditën Ndërkombëtare të Asteroideve’, një ngjarje globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth rrezikut të mundshëm të asteroideve dhe rëndësisë së mbrojtjes së planetit tonë. Kryesuar nga një grup shkencëtarësh, astronautësh dhe ekspertësh të njohur, kjo ditë është një kujtesë për pasojat katastrofale të mundshme të një goditjeje asteroidi dhe nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të zbuluar, gjurmuar dhe parandaluar këto rreziqe qiellore.
‘Ditën Ndërkombëtare të Asteroideve’ e filloi ngjarja e 30 qershorit të vitit 1908, kur një asteroid i madh shpërtheu mbi Tunguska, të Siberisë, duke shkatërruar çdo gjë në një zonë prej 2.000 kilometrash katrorë. Që atëherë, njohuritë tona për asteroidet dhe rreziqet e tyre të mundshme, janë shtuar ndjeshëm, duke shtyrë shkencëtarët dhe agjencitë hapësinore në të gjithë botën, për të bashkëpunuar në zbulimin dhe monitorimin e Objekteve të Afërta të Tokës (NEOs).
‘Dita Ndërkombëtare e Asteroideve’ ofron një platformë për të ndarë njohuritë shkencore, për të përfshirë publikun dhe për të nxitur veprimin kolektiv, për të mbrojtur planetin tonë nga goditjet e ardhshme të asteroideve.