Çdo vit, më 29 qershor, festohet “Dita Ndërkombëtare e Baltës”. Qëllimi i shënimit të kësaj dite gërsheton disa arsye, si kremtim, eksplorim dhe vetëdijesim për rëndësinë që ka natyra dhe lidhja që kemi me të. “Dita Ndërkombëtare e Baltës” është një fushatë globale e krijuar për të nxitur kreativitetin, aventurën dhe gëzimin e fëmijëve nëpërmjet eksplorimit të baltës. Në këtë ditë, fëmijë dhe të rritur në mbarë botën, inkurajohen që të lozin në baltë, të krijojnë, ndërtojnë dhe zhvillojnë kreativitetin e tyre, me lëndën më të thjeshtë dhe më të pranishme natyrore. Aventurat në baltë ofrojnë një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë kreative të fëmijëve dhe vetëdijesim për rëndësinë e natyrës. Duke u përfshirë lojën me baltë, ne rikujtojmë se si lidhja me natyrën dhe tokën është thelbësore për mirëqenien tonë dhe përmbushjen e shpirtit. Sa i përket historikut “Dita Ndërkombëtare e Baltës”, u shënua për herë të parë në vitin 2009.
Që nga ajo kohë, shënimi i kësaj dite është shtrirë në shumë vende të botës, duke u bërë një lëvizje e madhe për të promovuar lojën, eksplorimin dhe lidhjen me natyrën.