– Me 29 qershor, të vitit 2003, këngëtarja Beyonce, arriti që të klasifikohet në vendin e parë në tabelën e albumeve më të dëgjuara në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin ‘Dangerously In Love’.
– Më 29 qershor, të vitit 1985, këngëtarët Mick Jagger dhe David Bowie, incizuan këngën ‘Dancing in the Street’, në studion legjendare ‘Abbey Road Studios’, në Londër, për ngjarjen e bamirësisë ‘Live Aid’. Ata xhiruan edhe video-klipin e këngës, në po të njëjtën ditë.
– Në datën e sotme, ka lindur këngëtarja, Nicole Scherzinger, e cila njihet edhe si anëtarja lidere e grupit The Pussycat Dolls. Scherzinger ka lindur në vitin 1978, në Hawai.