Stina e verës është koha ideale për të eksploruar malet dhe hapësirat e gjelbëruara, që t’sjellin freski në temperatura të larta. Aktivitete dhe aventura interesante mund të eksploroni gjatë kësaj stine në vendet malore.
Hiking, është padyshim një nga aktivitetet më të njohura malore. Ky sport përveç që sjellë përfitime të shumta shëndetësore, gjithashtu krijon një përvojë të këndshme me pamje mahnitëse panoramike të maleve.
Paragllajding edhe pse është një sport ekstrem, ju dhuron emocione të forta dhe rrit adrenalinën tuaj. Malet ofrojnë vende ideale të nisjes për paragllajdingut, me rrymat e qëndrueshme të ajrit. Paragllajding në kushte të mira moti, ofron një përvojë të paharrueshme dhe mahnitëse që ndërthur aventurën, lirinë dhe pamjet mahnitëse.
Piknik dhe shëtitje në natyrë; jo të gjitha aktivitetet malore duhet të jenë aventura të nxitura nga adrenalina. Në një ditë të bukur, ju thjesht mund të relaksoheni dhe të zhyteni në ambientin e qetë të maleve. Paketoni një shportë pikniku dhe gjeni një vend të qetë me pamje të bukura. Shijoni flladin e freskët, tingujt melodik të natyrës dhe shoqërinë e njerëzve të dashur.