– Me datën 28 qershor, të vitit 2007, bendi Spice Girls konfirmuan se do të riformoheshin për një turne botëror, që do të zhvillohej në dhjetor 2007 dhe janar 2008, me formacionin origjinal, që nuk kishin performuar në skenë, që kur Geri Halliwell braktisi bendin në fjalë, në maj të vitit 1998.
– Më 28 qershor, të vitit 1968, rock bendi Pink Floyd, lansuan albumin e tyre të dytë me radhë, të titulluar ‘A Saucerful Of Secrets’. Ky ishte albumi i fundit që u incizua me të gjithë anëtarët e grupit.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, bendi The Eagles, arritën në pozitën e parë në top listat e albumeve më të mira në SHBA, me albumin e tyre të katërt ‘One of These Nights’. Albumi në fjalë, u bë albumi i tyre më i dëgjuar, duke i sjellë grupit edhe një çmim ‘Grammy’, për këngën ‘Lyin’Eyes’, që ishte pjesë e këtij albumi.