Këto ditë të ngrohta, do të shoqërohen me ngjarje të ndryshme kulturore, që priten të zhvillohen në vendin tonë.
Qyteti i Prizrenit është nikoqir i një prej konferencave më të mëdha teknologjike. Fjala është për FOSS4G, që ka filluar nga dita e djeshme 26 qershor dhe do të zgjasë deri me 2 korrik, ku pritet të marrin pjesë rreth 1.000 pjesëmarrës, nga e gjithë bota. Konferenca do të ketë një program të pasur me mbi 80 punëtori, 200 prezantime, panele dhe ekspozita nga organizata dhe kompani të ndryshme, që kontribuojnë në zhvillimin e teknologjisë gjeo-hapësinore.
‘Rave Festival’ është eventi i cili do të mbahet në fillim të muajit korrik. Ky festival do të mbahet në Prishtinë, në AMC Hall dhe do të fillojë nga data 7 deri me datën 8 korrik. Festivali ka shfaqë një formacion mbresëlënës të DJ-ve me famë botërore dhe do të pres adhurues të festivalit nga vendi dhe nga rajoni.
Festivali më i madh në rajon Meeting of Styles Kosova, po rikthehet për të 7-tin vit radhazi, për të bërë atë që e bën më së miri, kapërcimin e të gjithë kufijve përmes një dashurie të përbashkët për artin e rrugës. Shtëpia e 100+ artistëve të talentuar dhe 100 vullnetarëve të mrekullueshëm, do të rikthejë gjallërinë në jetën e qytetit, duke vazhduar të rritet një komunitet super dinamik. Eventi do të mbahet nga data 28 korrik deri më 30 korrik.