– Me 27 qershor, të vitit 1994, rock bendi Aerosmith, u bënë grupi i parë që u lejoi fansave të tyre, të shkarkojnë një këngë të re, pa pagesë nga interneti.
– Në këtë datë, të vitit 1987, këngëtarja e ndjerë Whitney Houston, u bë gruaja e parë në historinë e Amerikës, që hyn në top listën e albumeve më të mira, me albumin e saj të titulluar ‘Whitney’. Ajo ishte po ashtu këngëtarja e parë grua, që arriti pozitën e parë në top listat Amerikane, me këngën e saj ‘I Wanna Dance With Somebody’.
– Në po këtë datë, të vitit 2009, grupi Black Eyed Peas ishin në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre të pestë me radhë, të titulluar ‘The E.N.D.’. Dy këngët e këtij albumi ‘Boom Boom Pow’ dhe ‘I Gotta Feeling’, u klasifikuan në maja të top listave muzikore në ShBA.