Në rrugët e Kosovës, në baza ditore shënohen aksidente rrugore të cilat kryesisht vijnë nga pakujdesia e pjesëmarrësve në trafik. Policia e Kosovës, përmes statistikave vendore ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj të vitit 2023, kanë ndodhur mbi 8.100 aksidente, prej të cilave 28 kanë qenë aksidente fatale, ndërsa jetën kanë humbur 33 persona. Nga numri i përgjithshëm i aksidenteve në periudhën janar-maj, janë shënuar mbi 3.000 aksidente, me një numër prej rreth 6.000 personave të lënduar në këto aksidente, ndërkohë janë shënuar mbi 5.000 aksidente me dëme materiale. Policia e Kosovës vazhdimisht është në dispozicion të qytetarëve, duke u kujdesur për sigurinë dhe rendin në gjithë Kosovën dhe në vazhdimësi bënë thirrje për kujdes të shtuar dhe ata ndërmarrin fushata vetëdijesuese, me qëllim që pjesëmarrësit në trafik, të jenë më të vëmendshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Më poshtë gjeni tabelën e statistikave të aksidenteve që kanë ndodhur në periudhën janar-maj të vitit 2023 dhe krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2022.