Respektimi i të drejtave të njeriut, promovimi i paqes dhe solidaritetit, qasje e barabartë për të gjithë në ndihma apo emergjenca humanitare dhe ndërgjegjësim për problemet globale, janë vetëm disa prej vlerave dhe qëllimeve që mund të përfaqësohen në “Ditën Botërore të Humanistëve”, e cila shënohet çdo vit, më 21 qershor.
Kjo ditë, mund të jetë një rast i mirë për të festuar dhe theksuar rëndësinë e vlerave humaniste në shoqëri, lirinë individuale, tolerancën dhe ndërgjegjësimin për të ndihmuar të tjerët.
Shënimi i “Ditës Botërore të Humanistëve” përfshinë organizimin e diskutimeve, konferencave, punëtorive dhe aktiviteteve që promovojnë vlerat humaniste dhe inkurajojnë njerëzit të angazhohen në veprimtari që përmirësojnë shoqërinë dhe mirëqenien e tyre personale.