– Me datën 19 qershor, të vitit 2006, këngëtarja Taylor Swift publikoi këngën e saj debutuese “Tim McGraw”. Kënga arriti që të klasifikohet edhe ne top listën muzikore amerikane, Billboard Hot 100.
– Në datën e sotme, të vitit 2010, kënga ‘California Gurls’ e interpretuar nga Katy Perry, arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira në top listat muzikore, në SHBA. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të saj ‘Teenage Dream’. Ajo vazhdoi të qëndrojë në pozitat e para të këngëve më të mira edhe me këngët “Firework” dhe “Last Friday Night”.
– Në këtë datë, të vitit 1968, bendi TheRolling Stones, lansuan singlin e tyre të shtatë me radhë në Mbretërinë e Bashkuar ‘Jumpin Jack Flash’, duke arritur në krye të top listave muzikore. Anëtari i bendit në fjalë, Keith Richards kishte deklaruar në atë kohë se ai dhe Jagger, e kishin shkruar tekstin e kësaj këngë, derisa po qëndronin në shtëpi.