Çdo vit “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut” shënohet me datën 14 qershor, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të inkurajojë njerëzit të jenë dhurues të rregullt, me të vetmin qëllim, të shpëtojmë jetë.
Dhurimi i gjakut është një veprim humanitar i çmuar dhe secili kontribut individual, mund të ketë një ndikim të madh në shpëtimin e jetëve të të tjerëve.
Nëse jeni të interesuar të jeni dhurues i gjakut, mund të kontaktoni Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, në këtë adresë: transfuzioniigjakut@gmail.com, ose të telefononi në +381 38 542839, për të marrë më shumë informacion rreth procesit dhe për të planifikuar një dhurim të gjakut.
Gjaku është i nevojshëm për të trajtuar pacientët në nevojë urgjente, si ata që pësojnë aksidente, operacione të rënda, lindje të komplikuara ose për personat me sëmundje trashëguese të sistemit të gjakut. Duke dhuruar gjak, ne mund të japim një kontribut jetësor në shpëtimin e një jete.