– Me 13 qershor, të vitit 2005, këngëtari i ndjerë Michael Jackson u lirua nga të gjitha akuzat për abuzim të fëmijëve, nga një juri prej tetë grave dhe katër burrave. Seanca zgjati 16 javë, në Santa Maria, në Kaliforni.
– Në këtë datë, të vitit 1992, Billy Ray Cyrus filloi një garë 17-javore në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane me ‘Some Gave All’.
– Me 13 qershor, të vitit 1975, këngëtari John Lennon, bëri paraqitjen e tij të fundit publike në televizion, duke u shfaqur në spektaklin ‘Salute To Sir Lew Grade’. Këngëtari interpretoi këngët ‘Slippin And Slidin’ dhe ‘Imagine’.
– Në këtë datë, të vitit 1995, këngëtarja kanadeze Alanis Morissette, lansoi albumin e saj ‘Jagged Little Pill’. Ky album i solli këngëtares sukses ndërkombëtar, me që arriti të shiste mbi 30 milion kopje në gjithë botën. Ajo u bë këngëtarja e parë kanadeze, që preki majat e top listave në Amerikë, me këngët ‘Ironic’, ‘Hand in my Pocket’, ‘You oughta know’ dhe ‘You learn’.