– Më datën 5 qershor, të vitit 2004, këngëtarja Jennifer Lopez, u martua me këngëtarin Marc Anthony. Martesa e tyre zgjati vetë 10 vjet dhe nga martesa e tyre ata kanë dy fëmijë binjak, Max dhe Emme.
– Me 5 qershor, të vitit 2019, revista Forbes njoftoi se këngëtarja Rihanna, ishte këngëtarja grua më e pasur ë botë. Këngëtarja kishte një pasuri prej rreth 600 milion dollarësh, kryesisht të fituara përmes biznesit të saj të muzikës dhe kozmetikës. Linja e saj ‘Fenty Beauty’ e lansuar në vitin 2017, raportohet se fitoi rreth 100 milion dollarë, vetëm në 40 ditët e para të lansimit. Pas këngëtares Rihanna, ishin këngëtaret Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.
– Me 5 qershor, të vitit 2016, katër anëtarët e grupit ‘ABBA’ performuan së bashku, për herë të parë që nga viti 1982, në një festë private e cila po shënonte 50 vjetorin e karrierës së tyre në skenën muzikore. Të dy kompozitorët suedez Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson, që kishin shkruar shumicën e këngëve të grupit ‘Abba’, u takuan po ashtu për herë të parë në Stokholm, pas shumë vitesh.
– Me 5 qershor, të vitit 1993, Mariah Carey u martua me Presidentin e kompanisë Sony Music, Tommy Mottola, në Manhattan, ku të ftuar ishin Billy Joel, Bruce Springsteen, Barbra Streisand dhe Ozzy Osbourne. Çifti u nda pas katër vitesh, në vitin 1997.