– Më 4 qershor, të vitit 2014, të gjitha letrat, shënimet, poezitë dhe skicat e gjetura të shkruara me dorë nga John Lennon, tejkaluan vlerësimet e para të shitjes, në një ankand të mbajtur në Sotheby’s në Nju Jork. Duhet përmendim se një poezi e pakuptimtë e titulluar ‘The Fat Budgie’, arriti të shitet për 143.000 dollarë.
– Më 4 qershor, të vitit 2002, këngëtarja 17 vjeçare, Avril Lavigne, lansoi albumin e saj të parë ‘Let Go’. Në këtë album ishin këngët e saj që u kthyen në hite ‘Im with you’, ‘Sk8ter Boi’ dhe ‘Complicated’. Albumi arriti në pozitën e parë në Kanada dhe ky album u shit në mbi 7 milion kopje në SHBA.
– Në po këtë datë, të vitit 1999, reperi Kid Rock, u certifikua me vlerësimin muzikor ‘Platinum Record’, për albumin e tij ‘Devil Without a Cause’. Ky album vetëm në Amerikë u shit në mbi 10 milion kopje.