– Më 3 qershor, të vitit 2006, Red Hot Chili Peppers ishin në vendin e parë në top listat e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, me albumin e nëntë të grupit ‘Stadium Arcadium’.
– Në datën e sotme, 3 qershor të vitit 1970, Deep Purple lansuan albumin e tyre të katërt me radhë, të titulluar ‘Deep Purple in Rock’. Me këtë album ata arritën të bëhen të suksesshëm në Amerikë dhe në Kanada.
– Me 3 qershor, të vitit 1995, këngëtari Bryan Adams, po kryesonte top listat në Amerikë, me këngën e tij ‘Have you ever really loved a woman’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Don Juan De Marko’, ku në rolin kryesor luan aktori Johnny Depp.