Holanda është shteti që ka më së shumti përdorues të biçikletave në Evropë. Një nga aktivitetet më atraktive që sjellë përfitime të shumta shëndetësore, është çiklizmi. Sot, me 3 qershor keni arsye edhe më shumë për të qenë aktiv në ‘Ditën Botërore të Biçikletës’.
E shënuar për herë të parë në vitin 2018, me një rezolutë të veçantë nga Kombet e Bashkuara, në këtë ditë bëhet thirrje që shtetet të investojnë në infrastrukturë, që mundëson hapësira për çiklistët.
Po ashtu, në këtë ditë organizata e shoqata të shumta ekologjike, bëjnë thirrje që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit duke konsideruar biçikletën si mjet transporti.