– Me 2 qershor, të vitit 2002, albumi ‘The Eminem Show’ i reperit Eminem, arriti në pozitat e para të albumeve më të mira, të klasifikuara në Amerikë dhe në Angli.
– Me 2 qershor, të vitit 1984, bendi Wham, arritën në pozitën e parë të top listave muzikore në Angli, me këngën ‘Wake Me Up Before You Go Go’. Kjo këngë ishte shkruar nga anëtari i bandit George Michael. Inspirimi për të shkruar këtë këngë i erdhi kur anëtari tjetër i këtij bendi Andrew Ridgeley-t, ju la një shënim nga prindërit e tij, me fjalinë e titullit të kësaj kënge.
– Në këtë datë, të vitit 1987, këngëtarja Whitney Houston, lansoi albumin e saj të dytë me radhë, të emërtuar ‘Whitney’. Ky album konsiderohet albumi më i shitur i këngëtares dhe albumi që hapi dyert e sukseseve të saj në muzikë. Albumi në fjalë përfshinte hitet: ‘I wanna dance with somebody’, ‘Where do broken hearts go’, ‘So Emotional’ dhe këngë të tjera.