Artdashësit e shumtë do të vazhdojnë të shoqërohen me ngjarje të shumta kulturore edhe përgjatë muajit qershor:
Sonte (02.06.23), nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të prezantohet shfaqja “Udhëtim i gjatë drejt natës”, me autor Eugene O’Neill dhe regjisore Iliriana Arifime. E njëjta shfaqje do të prezantohet edhe përgjatë datës 3 qershor, nga ora 20:00.
Teatri i Qytetit – Gjilan, sonte gjithashtu nga ora 20:00, do të jep shfaqjen mysafire, komedinë “Koprraci”, e bazuar në komedinë me të njëjtin emër të Molierit, projekt individual nga Qëndrim Kqiku, përkrahur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan.
Teatri Muharrem Qena, më 15 qershor, nga ora 20:00, prezantojnë reprizën e shfaqjes ‘Vampiria’, në regji të Ard Islamit, e cila mbahet në Teatrin Adriana – Ferizaj.