Vendi ku zbarkojnë premierat botërore të filmave, Cineplexx, po na fton që së bashku me më të dashurit tanë, të kalojmë një vikend të paharruar në ambientet e kinemasë. Është ngjarja ‘Fun Weekend’, përmes së cilës, nga data 2 qershor deri më 4 qershor, në Cineplexx Prishtinë, të gjitha biletat do të jenë me 50% zbritje, përfshirë këtu edhe biletat për filmat më të rinj si: Spider-Man: Across the Spider Verse, Fast X, Little Mermaid. Gjatë këtij vikendi, në program do të jenë gjithsej 11 filma, ndërsa biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.