– Me datën 1 qershor, të vitit 1969, John Lennon dhe Yoko Ono incizuan këngën dedikuar paqes, ‘Give Peace A Chance”, një nga perlat muzikore të të gjitha kohërave.
– Me datën 1 qershor, të vitit 1970, heavy metal bendi Black Sabbath publikuan LP-inë e parë të tyre në SHBA, të titulluar ‘Black Sabbath’.
– Më 1 qershor, të vitit 1975, The Rolling Stones nisën turneun e tyre më të madh ndonjëherë në SHBA, në Universitetin Shtetëror të Luizianës. Turneu pati 45 shfaqje, në 26 qytete të ndryshme. Për herë të parë kitaristi Ronnie Wood, u bashkua në turneun e The Stones, për të zëvendësuar Mick Taylor.







