– Më 31 maj, të vitit 1976, bendi The Who, u bënë pjesë të librit të rekordeve botërore, Guinness, për performancën më të zhurmshme rock, kur ata performuan në fushën e futbollit, në Charlton Athletic.
– Më 31 maj, të vitit 1998, anëtarja e grupit Spice Girls, këngëtarja Geri Halliwell, lajmëroi publikisht, se ajo do të largohej nga grupi, me arsyetimin se ajo nuk përshtatej me anëtaret e tjera të grupit Spice Girls.
– Në po këtë datë, të vitit 2016, këngëtarja e famshme Alicia Keys, njoftoi se ajo nuk do të përdorë më kozmetikë apo grim në fytyrën e saj. Ajo e mori këtë vendim, për të fuqizuar gratë në gjithë botën, për t’u ndjerë mirë me veten e tyre dhe për të luftuar padrejtësitë që ndodhin ndaj grave. Që nga ajo ditë e edhe sot, këngëtarja Keys, është paraqitur natyrale në të gjitha paraqitjet e saja publike.
– Në këtë datë, të vitit 2016, u publikua raporti i vdekjes së këngëtarit dhe njëherit kantautorit, Prince. Sipas këtij raporti mjekësor, Prince vdiq nga një mbidozë aksidentale me medikamente qetësuese.