– Me 27 maj, të vitit 2022, kënga “Running Up That Hill” e këngëtares Kate Bush, e publikuar në vitin 1985, u rikthye në këngën e pozitës së parë, në shumë vende të botës. Kënga gëzoi ri-popullaritet, pasi ishte transmetuar në shumë skena në serialin e realizuar nga Netflix-i, “Stranger Things”.
– Më 27 maj, të vitit 2017, kënga “Despacito” nga Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber, arriti në maje të ‘Billboard Hot 100’, duke u bërë kënga e parë me disa pjesë të kënduara në gjuhën spanjolle, që klasifikohet në këtë pozitë, që nga kënga e famshme “Macarena”, e interpretuar nga grupi Los del Río, e ralizuar në vitin 1996.
– Në këtë datë, të vitit 2012, këngëtarja Lady Gaga, u detyrua të anulojë koncertin e saj në Xhakarta të Indonezisë, pas shumë protestave të qytetarëve atje kundër këtij koncerti, sepse këngët e saja, sipas tyre, ishin në ‘kundërshtim me vlerat dhe traditat e vendit në fjalë’.