Me fitoren e fundit ndaj Zalgiris, Barcelona fitoi biletën e saj për në ‘Final Four’ të Euro Ligës në Basketboll, duke lënë kështu të hapur luftën edhe për tre bileta, për të cilat do të luhet sonte dhe nesër mbrëma.
Në orën 20:30, Olimpiakosi e pret Fenerbahçen, në ndeshjen finale pasi dy ekipet kanë nga dy fitore dhe dy humbje nga lojërat paraprake.
Ditën e nesërme (10.05.23), zhvillohen edhe dy ndeshje të cilat vendosin përfundimisht 4-shen finaliste të Euro Ligës në basketboll. Monaco e pret në shtëpi Maccabi Tel Aviv nga ora 20:00, ndërsa një orë më pas, zhvillohet edhe ndeshja Real Madrid me Partizanin. Rikujtojmë se më 19 dhjetor 2022, u njoftua se Final Four, do të luhet në Zalgirio Arena në Kaunas, Lituani, më 19–21 maj, 2023.