– Me 26 prill, të vitit 1980, rock bendi amerikan Blondie, arritën që të pozicionohen në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli, me singlin e tyre ‘Call Me’, që ishte edhe kolonë zanore e filmit ku luante Richard Gere ‘American Gigolo’. Kjo këngë u bë edhe kënga më e shitur e bendit, në Amerikë.
– Me 26 prill, të vitit 1969, kënga “Oh Happy Day” nga Edwin Hawkins, arriti që të hyj në top listën muzikore ‘Billboard hot 100’, duke u bërë kënga e parë e zhanrit gospel që hyn në këtë top listë.