‘Dita Botërore e Malaries’ e cila shënohet sot (25.04.23), nën temën “Koha për të ofruar zero malarie: investoni, zbuloni dhe zbatoni” (Time to Deliver Zero Malaria: Invest, Innovate, Implement), ka për qëllim zhdukjen e malaries. Tema e sivjetme (2023), thekson nevojën për veprime urgjente dhe investime të mëtejshme për të siguruar që investimet e bëra deri më sot, të japin ndikim maksimal në luftën për t’i dhënë fund malaries.
Sipas OBSh-së, malaria është një sëmundje e parandalueshme, është gjithashtu e trajtueshme, por ajo po vazhdon të ketë një ndikim shkatërrues në shëndetin dhe jetën e njerëzve në mbarë botën. Në vitin 2020, përllogaritet se 241 milionë raste të malaries dhe mbi 627.000 vdekje të lidhura me malarien, janë shënuar në 85 vende, në Rajonin Afrikan. Në fakt, më shumë se dy të tretat e vdekjeve ishin fëmijë nën moshën 5 vjeç, që jetonin në Afrikë. Malaria shkaktohet nga paraziti Plasmodium. Paraziti mund të përhapet tek njerëzit përmes pickimit të mushkonjave femra të infektuara Anopheles, të quajtura ‘vektorë të malaries’. Kur një mushkonjë kafshon paraziti lëshohet në qarkullimin e gjakut dhe personi i pickuar infektohet me këtë sëmundje.
Kjo ditë, ka për qëllim të përhap ndërgjegjësimin për përpjekjet globale për të kontrolluar dhe për të zhdukur përfundimisht malarien.