UNESCO në vitin 1995, datën e sotme 23 prill, e kishte shpallur ‘Ditë Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit’.
Përgjatë kësaj dite, në shkallë botërore, organizohen aktivitete të ndryshme, si: prezantime librash, biseda letrare, konkurse të shkrimtarëve, etj.
Qëllimi i kësaj dite, është të festojmë për librin si një burim të jashtëzakonshëm të njohurive, kulturës si dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit për rëndësinë e të drejtave të autorit. Kështu që, në këtë ditë, le të nderojmë dhe t’i festojmë këto dy aspekte të rëndësishme të botës sonë kulturore.