– Sot, me 30 mars feston ditëlindjen këngëtarja kanadeze me famë botërore, Celine Dion, e lindur në vitin 1968. Ajo njihet për mega-hitin e saj “My Heart Will Go On”, me të cilën zuri vendet e para në të gjitha top listat muzikore botërore, këngë kjo kolonë zanore e filmit të famshëm “Titanik”.
– Në këtë datë, të vitit 1994, rock bendi Pink Floyd, nisën turneun e tyre të fundit në Miami.
– Me 30 mars, të vitit 2007, këngëtari dhe njëherit producenti Jay Z, i shiti kompanisë “Iconix” markën e tij të rrobave “Rocawear”, për 204 milionë dollar.
– Me 30 mars, të vitit 2017, Ed Sheeran ishte në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në SHBA-së dhe Britani të Madhe, me albumin e tij të titulluar “÷” Divide (Pjesëtim), album ky i treti me radhë i incizuar në studio. Albumi fitoi çmimin Grammy, për albumin me vokalin më të mirë pop.