– Me 3 gusht, të vitit 1996, dueti Los Del Rio, qëndruan për 14 javë në pozitën e parë të top listave amerikane me këngën ‘Macarena’. Kënga arriti sukses ndërkombëtar dhe konsiderohet si një nga hitet më të mëdha në botë të të gjitha kohërave.
– Me 3 gusht, të vitit 1985, këngëtarja Madonna, preku majat e top listave muzikore në Angli me këngën e saj ‘Into The Groove’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Desperately Seeking Susan’, në të cilin aktronte edhe vet Madonna.
– Në këtë datë, të vitit 1968, bendi The Doors, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë me këngën e tyre ‘Hello I Love You’.