Motoçikleta është një nga automjetet e shpejta që të dhuron adrenalinë dhe pavarësi, mirëpo cilësohet edhe si një nga automjetet më të rrezikshme në komunikacion. Mirëpo, ky mjet udhëtimi për shkak të komoditetit që të ofron cilësohet edhe si një nga automjetet më praktike dhe të shpejta për të ju dërguar në destinacionin tuaj. Sipas një raporti të sigurisë nacionale në trafikun amerikan (NHTSA), motoçiklistët janë shumë më të rrezikuar në trafik, krahasuar me mjetet tjera në komunikacion dhe aty jepen statistika, ku thuhet: “Motoçiklistët kanë rreth 28 përqindje më shumë mundësi të vdesin në një aksident trafiku krahasuar me ata që vozisin vetura. Motoçiklistët përbëjnë 14% të të gjitha vdekjeve që lidhen me trafikun, ndërsa përfaqësojnë vetëm 3% të gjithë flotës së regjistruar të automjeteve motorike”.
Sipas raportit ‘Dekada e Sigurisë Rrugore’, publikuar nga ‘Ministria e Infrastrukturës’ së Kosovës, vetëm në periudhën janar- korrik të vitit 2020, kanë vdekur 29 persona si pasojë e aksidenteve fatale, që kanë ndodhur në rrugët e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, kanë lansuar edhe fushata të shumta vetëdijesuese për sigurinë në trafik.
Të gjitha mjetet e komunikacionit mund të jenë të rrezikshme, nëse nuk respektohen rregullat e përgjithshme të vozitjes. Pra, nëse motoçikleta vozitet në mënyrë të rregullt dhe përfshin: patentë shoferin, respektimin e shenjave dhe shpejtësisë në komunikacion, pajisjet mbrojtëse për vozitje, mos përdorimin e alkoolit, ky automjet është shumë komod dhe me kosto më të lire, për të ju ndihmuar që të përfundoni punët tuaja ditore apo thjesht të shijoni një gjiro të bukur. Prandaj, shijoni vozitjen e këndshme që ju dhuron motoçikleta me kujdes maksimal.