– Më 5 mars, të vitit 1956, këngëtari Frank Sinatra, publikoi albumin e tij të dhjetë me radhë, të cilin e emërtoi ‘Songs for Swingin Lovers’. Me këtë album, Sinatra arriti që të ngjitet në krye të albumeve më të dëgjuara në Britani të Madhe si dhe në SHBA. Ky album konsiderohet si një nga albumet më të mira të epokës së tij.
– Në po këtë datë, të vitit 1963, bendi The Beatles, incizuan këngën e tyre të titulluar ‘From Me to You’, vetëm pesë ditë pasi ajo u shkrua nga yjet, John Lennon dhe Paul McCartney.
– Më 5 mars, të vitit 1982, ndërroi jetë aktori dhe njëherit këngëtari me prejardhje shqiptare, John Belushi.
– Në po këtë datë, të vitit 2002, MTV filloi të transmetonte “The Osbournes”. Reality show televiziv ndoqi aktivitetet e përditshme të rock këngëtarit, Ozzy Osbourne dhe familjes së tij.
– Në këtë datë, të vitit 1983, super ylli Michael Jackson, arriti që të klasifikohej në pozitën e parë, në top listën Amerikane ‘US Singles Chart’, me mega hitin e tij “Billie Jean”, këngë kjo pjesë e albumit të tij ‘Thriller’.
Ndërsa, vet albumi i këngëtarit Jackson, ‘Thriller’ u bë albumi më i shitur i të gjitha kohërave, me mbi 65 milionë kopje të shitura anembanë botës.