– Më 3 mars, të vitit 2005, reperi 50 Cent, lansoi albumin “The Massacre”, i cili qysh në javën e parë, arriti të shitej në treg në më shumë se 1 milion kopje.
– Më 3 mars, të vitit 1955, Elvis Presley bëri paraqitjen e tij të parë televizive në një transmetim të emisionit radiofonik “Louisiana Hayride”.
– Në po këtë datë, të vitit 1990, këngëtari Paul McCartney, nisi një seri koncertesh në Japoni. Koncerti i tij i fundit u transmetua drejtpërdrejt në sheshet e 10 qyteteve më të mëdha japoneze.
– Në po këtë datë, të vitit 1994, kanali televiziv BBC ndaloi paraqitjen e rock bendit The Smashing Pumpkins, për shkak të përmbajtjes eksplicite në tekstet e këngëve të tyre.
– Më 3 mars, të vitit 2013, në moshën 73 vjeçare, ndërroi jetë këngëtari amerikan, Bobby Rogers.