Data e sotme, 3 mars, shënon ‘Ditën Botërore të Kafshëve të Egra’. Kjo ditë u themelua nga Kombet e Bashkuara, për të ngritur vetëdijesimin dhe për të nxitur debate, për rëndësinë dhe kontributin që kanë kafshët e egra, për jetën dhe ekosistemin tonë.
Në një botë me rritje të numrit të popullsisë, kafshët e egra janë të rëndësishme në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik. Pa biodiversitetin, i gjithë sistemi ynë i mbështetjes për jetën njerëzore si dhe për jetën e kafshëve, do të shembet. Ne mbështetemi te natyra, për të na siguruar ushqim dhe ujë të pastër, për shumë ilaçe dhe për të parandaluar përmbytjet dhe efekte të tjera ekstreme të motit. Nëse edhe një organizëm kërcënohet ose zhduket, ai ka një efekt domino në një ekosistem të tërë. Ai prish zinxhirin ushqimor, duke dërguar valë tronditëse nëpër mjedis.
Që ekosistemet të lulëzojnë, e gjithë jeta e egër duhet të mbrohet nga të gjithë ne.