‘Dita Botërore e Shëndetit Mendor të Adoleshentëve’ shënohet sot (02.03.23), në të gjithë globin. Nëpërmes aktiviteteve e fushatave të shumta në botë, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e shëndetit mendor, me të cilat përballen adoleshentët. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, gjenerata e njohur si ‘Gen Z’, kanë probleme të shumta me shëndetin mendor, krahasuar me çdo gjeneratë tjetër. Sipas raporteve të organizatave të shëndetit mendor në Amerikë, rreth 50% e njerëzve, gjatë jetës kanë një çrregullim të shëndetit mendor, që nga mosha 14 vjeçare.
Çrregullimet e shëndetit mendor, ndikojnë në disponim, të menduarit dhe në sjellje të njeriut. Shembuj të sëmundjeve mendore, përfshijnë depresionin, çrregullimet e ankthit, skizofreninë, çrregullimet e të ngrënit dhe sjelljet e varësisë.
Disa nga arsyet që sjellin çrregullime mendore, janë: keqtrajtimet në fëmijëri, diskriminimi shoqëror, dhuna në familje dhe traumat e ndryshme në shumë aspekte të tjera.