– Më 1 mars, të vitit 1961, këngëtari Elvis Presley, nënshkroi një marrëveshje pesë vjeçare me producentin Hal Wallis. Gjatë karrierës së tij, Presley realizoi 31 filma artistikë dhe dy filma dokumentarë.
– Më 1 mars, të vitit 2004, këngëtari Michael Jackson, publikoi një faqe personale, me lajme për karrierën e tij muzikore dhe për procesin gjyqësor me të cilin po përballej, përfshirë edhe datat e seancave.
– Në po këtë datë, por të vitit 2009, Kelly Clarkson rrëmbeu vendin e parë në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “My Life Ëould Suck Ëithout You”. Këngëtarja amerikane Clarkson doli e para në spektaklin e njohur të zbulimit të talentëve të rinj ‘’American Idol’’, në vitin 2000 dhe u bë e vetmja konkurrente në këtë spektakël, që ka kryesuar listat e Mbretërisë së Bashkuar.