– Me 2 gusht, të vitit 1962, këngëtari i famshëm Bob Dylan, ndryshoi zyrtarisht emrin e tij. Emri i tij i vërtetë ishte Robert Zimmerman.
– Në këtë datë të vitit 1998 bendi The Beatles ishin vlerësuar si bendi më i mirë i të gjitha kohërave nga një anketë e bërë nga revista ‘Mojo’. Pas tyre artistët më të mirë u vlerësuan edhe Elvis Presley, Frank Sinatra, Queen dhe Elton John.
– Në po këtë datë, të vitit 1975, bendi The Eagles, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e tyre ‘One Of These Nights’.