Faktorët natyror dhe shoqëror të mjedisit, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njeriut. Duke e parë rëndësinë e mjedisit e sidomos gjelbërimit, gjithnjë e më shumë qytete janë duke u angazhuar për hapësira të gjelbra, pasi ato ofrojnë përfitime të mëdha si për mjedisin ashtu edhe për banorët e tij.
Radio KFOR-i sjell tek ju disa përfitime që mund t’i keni nëse mbjellim sa më shumë bimë:
– Përhapja e hapësirave të gjelbra kontribuon në krijimin e një shtrese të re të biodiversitetit urban.
– Një nga problemet më të zakonshme të qyteteve është rritja e periudhave të ndotjes, e bimët e mbjella veprojnë si filtra për disa nga ndotësit më të dëmshëm të ajrit.
– Krijimi i një eko-sistemi të ri të gjelbër urban, zbut temperaturat e larta, përhapjen e sëmundjeve, e shume përfitime të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Prania e gjelbër në mjedisin tonë ku jetojmë, nxit lidhjen tonë me natyrën dhe rrjedhimisht mund të na çojë drejt mirëqenies më të mirë njerëzore. Studime të shumta tregojnë se prania e gjelbërimit ulë stresin, zvogëlon sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet e zemrës si dhe ndihmon në përqendrimin tonë.