– Me 7 shkurt, të vitit 1985, kënga e famshme ‘New York, New York’ e interpretuar nga Frank Sinatra, u bë himni zyrtar i New Yorkut. Kënga në fjalë ishte kënduar fillimisht nga aktorja Liza Minnelli, për filmin ‘New York, New York’, në vitin 1977.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, Amy Winehouse nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, pasi që ambasada e Amerikës i kishte refuzuar vizën për të udhëtuar për në Amerikë. Ajo ishte arrestuar atë vit në Norvegji, për posedim të lëndëve narkotike. Atë vit, Winehouse ishte nominuar për 6 çmime Grammy.