Domosdoshmëria për të krijuar lidhje me qarqe të gjera të shoqërisë, ka bërë që njerëzit të mendojnë për krijimin e kanaleve komunikuese. Prandaj, masmediat janë pjesë përbërëse e jetës së qytetarëve dhe depërton në jetën e tyre, përmes mjeteve të komunikimit masiv, pasi që aktualisht fushat civile dhe politike u japin atyre një mundësi të mjaftueshme për të mbajtur takime përballë qytetarëve dhe akterëve politikë.
Mjetet më të përhapura të masmedias janë: filmi, videot promocionale, filmi vizatimor dhe transmetimet televizive, të cilat janë bërë mjete bazë të televizionit, ndërkohë që përdoren si mjete për ndikim tek masa.
Kinematografia, përgjithëson në mënyrë aktive iluzionin e idealizuar të botës në imagjinatën e shikuesve. Në varësi të konceptimit të autorëve (regjisorit, skenaristit), filmat mund të krijojnë përshtypjen e drejtësisë dhe epërsisë morale të një karakteri të caktuar, duke mos marrë parasysh faktin se si ka qenë në realitet prototipi i personazhit të caktuar. Si një fuqi e fortë socio-psikologjike, filmi ndihmon për të hequr qafe lodhjen e ditës së mëparshme, zhgënjimin dhe fobinë.