Biblioteka është institucion kulturor që edukon, informon, mirëmban dhe ruan mijëra tituj, me qëllim që t’i vë në dispozicion të njerëzve, për ti lexuar, hulumtuar dhe studiuar tituj të shumtë.
Përfitimet e të shkuarit në bibliotekë janë të shumëfishta, pasi që ato ndihmojnë në ndërtimin dhe zhvillimin tonë profesional e intelektual. Kosova ka mbi 35 biblioteka publike, 7 prej tyre akademike dhe biblioteka të shkollave fillore, ndërsa më e madhja në nivel nacional është Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Vlen të përmendim se Biblioteka e Kongresit Amerikan në Uashington DC, është një nga bibliotekat më të mëdha në botë, derisa Biblioteka e Londrës, është më e madhja në Evropë.