– Me 30 janar, të vitit 1956, Elvis Presley filloi të regjistrojë albumin e tij të parë, në RCA Studio Records, në New York. Në mesin e këngëve të regjistruara ishte edhe version i Presleyt, i këngës ‘Blue Suede Shoes’, e kënduar në origjinal nga Carl Perkins.
– Në këtë datë, në vitin 1975, Bee Gees publikuan këngën ‘Jive Talkin’, e cila sapo u publikua, arriti që të zë pozitën e dytë në top listën amerikane dhe vendin e pestë, në atë britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 1999, kënga ’Baby One More Time’ nga Britney Spears, pasi kaloi 11 javë në top listën muzikore Billboard, kënga arriti të marrë kryesimin edhe të top listës britanike, ndërsa albumi i saj debutues po vazhdonte të kryesonte top listat në Amerikë, si albumi më i shitur.