Drejtoresha Vendore në ‘Norwegian People’s Aid Kosovo’ (Ndihma e Popullit Norvegjez) Departamenti për Veprim ndaj Minave dhe Çarmatim, Vanja Sikirica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi se cili është roli dhe qëllimi i ‘Norwegian People’s Aid’ në Kosovë:
“Objektivi i ‘Norwegian People’s Aid’ (NPA) në Kosovë është të sigurojë që rreziku nga mbetjet e municioneve thërrmuese dhe mbetjet e tjera shpërthyese të luftës të reduktohen në një nivel ku qytetarët të mund të jetojnë të sigurt dhe zhvillimi të mos jetë i kufizuar. 90% e stafit tonë është i angazhuar në operacionet e pastrimit. Ekipet tona janë shumetnike.”