Dita e sotme, 14 maji, i është ndarë shënimit të ‘Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë’. Të paktën 4.000 lloje të ndryshme zogjsh migrojnë gjatë stinëve të ndryshme, gjë që përbën rreth 40% të të gjithë popullsisë së shpendëve. Shpendët migrojnë nga vendi në vend, në kërkim të ushqimit. Dy herë në vit, këta zogj do të fluturojnë në klima më të ngrohta dhe më pas kthehen përsëri në shtëpi për t’u shumuar.
Tema me të cilën këtë vit 2022, shënohet ‘Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë’, fokusohet në ndotjen që vjen nga dritat artificiale, meqë ndriçimi i qiellit gjatë natës i shkaktuar nga dritat e rrugëve dhe burime të tjera të krijuara nga njeriu, ka një efekt shkatërrues në ciklin natyror dhe pengon vëzhgimin e yjeve dhe planetëve nga shpezët.