Më 9 qershor, rrjeti më i madh i kinemave në vend, Cineplexx organizon mbrëmjen ‘Premiere Night’, me filmin ‘Jurassic World Dominion’, i cili në këtë datë, do të shfaqet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, nga ora 19:00.
Fabula e këtij filmi bënë fjalë për dy breza, të cilët bashkohen për herë te parë. Dinozaurët jetojnë përkrahë njerëzve në të gjithë botën. Ky ekuilibër i brishtë do të riformësojë të ardhmen dhe do të përcaktoj një herë e përgjithmonë, nëse qeniet njerëzore do te mbeten grabitqarët kulminant, në një planet që ata e ndajnë me krijesat më të frikshme të historisë.
Theksojmë që siç e ka traditë Cineplexx, gjatë kësaj ngjarjeje, do të ndahen edhe shumë shpërblime. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) ose në kinema, nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.