Në ditë e muajit tetor, i dedikohet edhe shënimit të ‘Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Aksidentet Rrugore, ku shkaktarë janë Kafshët’. Kjo ditë, shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e aksidenteve rrugore, ku shkaktarë janë kafshët, për të promovuar masat për parandalimin e tyre dhe synon të nxjerrë në pah ndikimin e aktiviteteve njerëzore në jetën e kafshëve si dhe inkurajon ngasjen e përgjegjshme të veturave, respektimin e shenjave të komunikacionit dhe mbrojtjen e kafshëve.
Vozitja me kujdes dhe vëmendje shtesë do të shpëtojë shumë jetë, mirëpo aksidentet u ndodhin madje edhe shoferëve më të kujdesshëm dhe ata që i duan shumë kafshët.
Kjo ngjarje vjetore, synon të hedhë dritë mbi rreziqet me të cilat përballen kafshët në mjediset e dominuara nga njerëzit, ndërgjegjësim për zonat e kalimit të mundshëm të kafshëve në komunikacion, mbështetje për organizatat që punojnë për të shpëtuar dhe mbrojtur kafshët e dëmtuara si dhe promovon masa për mbrojtjen e tyre.