Konferenca më e madhe e muzikës në rajon ‘Prishtina Music Conference’, po vazhdon të shpalos programin e saj për edicionin e ardhshëm që do të mbahet me datat 3 dhe 4 nëntor, në Kino Armata, në qendër të Prishtinës. Pjesë e emrave të shpallur pjesëmarrës, është edhe Elena Ora.
Znj. Ora ka luajtur një rol kryesor në ngritjen e Rita Orës në një yll me influencë globale, duke mbikëqyrur karrierën e artistes, që nga fazat e saj të hershme deri në vlerësimin ndërkombëtar. Puna e saj ka kontribuar në suksesin e Ritës, si një artiste, aktore dhe fituese e çmimeve prestigjioze në industrinë e shou-biznesit, si artiste platinum.
‘Prishtina Music Conference’ ka një platformë unike e cila shtyn zhvillimin e artistëve, duke ftuar ekspertë dhe duke i vënë ballë përballë me artistë të rinj, të cilët inkurajohen të bëjnë pyetje dhe të shfrytëzojnë njohuri nga artistë dhe specialistë me njohuri ndërkombëtare dhe prestigjioze të industrisë. Emra tjerë pjesëmarrës të kësaj konference, do të jenë edhe Visar Kuci, multi-intrumentisti i njohur dhe virtuoz i violinës si dhe Rhani Krija, perkusionist me fame botërore që ka përformuar dhe ka krijuar me artistët më të mëdhenj botëror, siç janë: STING, Prince, Stevie Wonder, Black Eyed Peas, Mary J Blige, etj.
Presim më tutje të shohim se çfarë surpriza tjera na presin më tej nga ‘Prishtina Music Conference’. Regjistrohuni sot për hyrje dhe qasje falas në konferencë, në adresën: prishtinamusicweek.com .