“Dita Botërore e Shëndetit Mendor” e cila shënohet çdo vit më 10 tetor, e organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), që nga viti 1992 dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit në lidhje me shëndetin mendor.
Për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i mori disa këshilla nga Psikologe Phd. Msc, Dafina Prokshi, e cila theksoi: “Kujdesuni që të bëni gjumë kualitativ dhe të mjaftueshëm, ushqehuni shëndetshëm dhe qëndroni të hidratuar. Provoni të zvogëloni dhe menaxhoni kohën që kaloni në rrjete sociale, sigurohuni që brenda ditës, të paktën 1 orë, të bëni aktivitete fizike dhe më e rëndësishmja mos hezitoni të kontaktoni profesionistë të shëndetit mendor, pa ju dalë nga kontrolli problemi apo çështja. Mos harroni që preventiva është gjithmonë më e mirë se trajtimi.”
Ndërgjegjësimi dhe respekti ndaj shëndetit mendor, janë çështje thelbësore për të ndihmuar njerëzit të jetojnë një jetë të lumtur dhe produktive.