Si pasojë e pakujdesisë në komunikacion, po vazhdojnë të evindentohen aksidente të shumta rrugore dhe humbje të jetëve, përfshirë edhe këmbësorë.
Radio KFOR-i e kontaktoi zëdhënësin e Policisë së Kosovës, z. Daut Hoxha, i cili na ofroi hollësi më shumë rreth rasteve konkrete të aksidenteve, dhe bëri thirrje për kujdes të shtuar në trafik: “Megjithëse, në periudhën janar-korrik 2022 në aksidente të trafikut rrugor jetën e kanë humbur katërmbëdhjetë (14) këmbësorë apo( – 17.6 % )me pak këmbësorë të vdekur krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (2021). Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent dhe vozitjen ta përshtasin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona, në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt, të shmangen aksidentet rrugore dhe rastet me fatalitet të reduktohen edhe më shumë. Angazhimet policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut pa pengesa nëpër rrugët tona dhe parandalim të aksidenteve, përderisa për të gjithë kundërvajtësit në trafik po ndërmerren dhe do të ndërmerren masa ligjore’’, tha z. Hoxha.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve te automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi, dhe garantimin e një sigurie më të madhe në trafikun rrugor.