Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur në kinemanë e hapur Lumbardhi në Prizren të shtunën në mbrëmje, në prani të personaliteteve të shumta, të ftuarve, jurive, sponsorëve dhe partnerëve të festivalit, u shpallën fituesit e edicionit të 21-të të DokuFest-it.
109 filma ishin në garë për çmime, në 8 programe konkurruese të festivalit, dhe u vlerësuan nga një grup jurish të përbërë nga profesionistë të filmit dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota. Një përzgjedhje prej dymbëdhjetë filmash konkurruan gjithashtu për çmimin e publikut.
Festivali 9-ditor solli rikthimin në formatin e plotë fizik, me shfaqjet e 270 filmave në 12 kinema në të gjithë qytetin, me seminare, panele, debate, ligjërata, ekspozita dhe një seri aktesh live që panë rikthimin e programit të muzikës, DokuNights, duke sjellë në Prizren koncerte nga artistë sikur Hercules and Love Affair dhe Edona Vatoci, si dhe performanca të DMX Krew, Sega Bodega dhe Detroit in Effects, dhe duke e kthyer kështu edhe një herë qytetin e Prizrenit në një qendër ku festohet kinemaja, muzika dhe artit.
Listën e plotë të çmimeve, mund ti gjeni më poshtë:
GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT:
“Factory to the Workers” nga Srđan Kovačević.
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË GJATË:
“Dry Ground Burning” nga Adirley Queirós & Joana Pimenta.
Çmimi special i jurisë:
“The Eclipse” nga Nataša Urban.
GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË SHKURTËR:
“Haulout” nga Evgenia Arbugaeva & Maxim Arbugaev.
Çmimi special i jurisë:
“I am trying to remember” nga Pegah Ahangarani.
GARA E FILMAVE TË SHKURTËR:
“Will my parents come to see me” nga Mo Harawe.
Çmimi speical i jurisë:
“Love and Revenge” nga Anhar Salem.
GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT:
“Myanmar Diaries” nga The Myanmar Film Collective.
Çmimi speical i jurisë:
“Children of the Mist” nga Ha La Diem.
“The New Greatness Case” nga Anna Shishova.
GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT:
“Caplan Filmi fitues: Foragers” nga Jumana Mana.
GARA E DOKUMENTARËVE “TRUTH”:
“The Killing of a Journalist” nga Matt Sarnecki.
GARA KOMBËTARE:
“Ka me kalu” nga Flonja Kodheli.
ÇMIMI DISTRIBUTOR, i dhënë nga Radiator IP Film Sales nga Belgjika, u fitua nga filmi i Konkursit Kombëtar, “Shpija” i Flaka Kokollit.
ÇMIMI I PUBLIKUT: Pas numërimit të votave, Love, Deutschmarks & Death nga Cem Kaya është shpallur fitues i çmimit të publikut të festivalit. Çmimi i Publikut i jepet nga Sponzori i Artë i festivalit ProCredit Bank.
GRANTI I VALËS SË RE, në vlerë prej 10.000 eurosh për realizimin e një filmi të shkurtër, i dhënë nga DokuFest dhe i mbështetur nga SIDA dhe Ambasada Suedeze në Kosovë, iu nda projektit të titulluar “Transmission” nga Flutura Balaj.