Siguria, është një nga aspektet më të rëndësishme të motoçiklizmit dhe e njejta shpesh edhe neglizhohet. Prandaj, Radio KFOR-i sot, po sjell disa këshilla për ngasje të sigurt të motorit: Motoçiklisit, në secilën dalje të tij me motor, duhet që të jetë i përgatitur për një vozitje të tillë. Mos dilni asnjëherë pa kostumin e plotë për motor dhe kontrolloni dritat në motoçikletë, sidomos nëse vozitja juaj me të po relizohet në orët e pasditës.
Në mënyrë që ngasja e motoçikletës të jetë më e sigurtë për drejtuesin e saj, por edhe komunikacionin në përgjithësi, Policia e Kosovës, nën moton, “Drejto motoçikletën në mënyrë të sigurt!”, ka shpalosur një sërë rregullash për motoçiklistët si:
-Mbani gjithmonë helmetën!
-Kontrollo shpejtësinë!
-Mbani distancën!
-Përdorni të dy frenat!
-Bëhu i dukshëm ditën dhe natën!
-Përdorni treguesit gjatë ndërrimit të drejtimit!